Mon, May 25, 2026

Ministri Blendi Gonxhja nga Sheshi “Skënderbej”, i transformuar në kryeqendrën ndërkombëtare të Padel-it

Ministri Blendi Gonxhja nga Sheshi “Skënderbej”, i transformuar në kryeqendrën ndërkombëtare të Padel-it
  • PublishedMay 25, 2026

Nga nesër, 26 deri më 31 maj, këtu do të zhvillohet një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë të këtij sporti modern dhe shumë popullor, FIP PLATINUM ALBANIA, me pjesëmarrjen e mbi 200 garuesve elitarë, vizitorëve dhe tifozëve nga vende të ndryshme të rajonit e të botës. Një superatmosferë unike sportive, e hapur për të gjithë, me hyrje të lirë, që sjell energji, edukim, turizëm dhe promovim për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Tirana bëhet një nga kryeqëndrat e Padelit, që është një sport popullor dhe i zhvilluar. Do luhet në zemër të kryeqytetit, gratis për të gjithë shikuesit, për të shijuar një atmosferë unike.  Do të jenë mbi 200 sportistë. Do kemi shumë tifozë që vijnë nga jashtë, disa prej tyre për herë të parë. Do kemi një lëvizje sportive shumë të rëndësishme për ne”-  Tha Gonxhja.