“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…
Mes Ilirit dhe Mozës gjatë ditës së djeshme ka pasur një debat të ashpër, ku deklaratat e tyre kanë sjellë një reagim të madh nga publiku. Iliri i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj Mozës dhe Zhakut, ka treguar se gjithçka ka nisur si një shaka, teksa shton se nuk e pranoi dot që Moza i vendosi një epitet përmes një komuniteti, duke i thënë LGBT.
“Ne kemi përditshëmrinë tonë siç e kanë edhe njerëzit jashtë. Ata që punojnë, shkojnë edhe të relaksohen. Nisi si një shaka. Nuk është e drejtë të vendoset një epitet përmes një komuniteti. Kemi familje dhe mos ofendojmë. U atakuam pa asnjë arsye. Çdo njeri nga ne këtu ka një ngarkesë, qoftë edhe fizike. Kur gjen një moment relaksi dhe të vjen një valë nga Moza dhe Zhaku. Por nuk më bëhet vonë fare”, tha Iliri.
Mimoza ka treguar versionin e saj për debtin me Ilirin. Ajo tha se “molla” ishte Sorgini, të cilin po e lyente Iliri me krem dielli, por shtoi se donte ta bënte ajo. Poetja tha se çdo gjë e ka thënë dhe e ka bërë për shoë, por shton se Ilirin si personazh e ka në zemër.
“Ma mori krejt. Me atë që doja të bëja unë spektakël e bëri ky. Ky quhet reality shoë, ne nuk jemi vetëm në realitet por edhe në shoë. Çfarë do bëjmë javën tjetër. Edhe Agai nuk do thoshte vendos mikrofonin kur shante, për spektakël e donte. Ilirin e kam në zemër. Se ka thënë gjëra që nuk i ka thënë asnjë për mua”, tha Moza.
