FOTO/ Befason Anthony Gordon, zbulohet e ardhmja e sulmuesit anglez
E ardhmja e Anthony Gordon merr një kthesë të papritur. Në Angli dhe Spanjë, mediat bashkohen në një pikë, sulmuesi i Newcastle do transferohet te Barcelona. Gordon ishte objektivi kryesor i Bayern Munich në këtë merkato vere, por drejtuesit e klubit gjerman e konsideruan të lartë vlerën e tij të kartonit, 80 milionë euro, shifër që me sa duket Barcelona ka vendosur ta paguajë.
Klubi blaugrana ka gjetur akordin total me “qymyrxhinjtë” duke renë dakord mbi kushtet e kontratës. Newcastle do të përfitojë në këtë mënyrë 80 milionë euro, plus kanë arritur të ruajnë edhe një pjesë të kartonit në rast rishitje të tij.

Barçka ka gjetur edhe akordin total me lojtarin duke bërë që sezonin e ri sulmuesi anglez të transferohet në La Liga.
