Gjobë për ‘Gjikuria’ në Dhërmi për hedhjen e dherave dhe inerteve!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë kompaninë “Gjikuria”. Gjobën e ka marrë për hedhjen e dherave në një vend depozitim të paligjshëm. Inspektimi u krye në Dhërmi. Atje, u konstatua një depozitë mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit.
Kompania kishte kryer shkelje, pasi nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2. Prandaj, aktiviteti i kompanisë u pezullua deri në marrjen e lejes përkatëse. Gjithashtu, kompania ka detyrimin për të rehabilituar zonën e depozitimit të inerteve. Kjo duhet të bëhet brenda një afati të arsyeshëm.
