Sat, May 30, 2026

PSG dhe Arsenal synojnë suksesin në Champions, Shkambi për finalen: Detajet bëjnë diferencën, shanset janë…

PSG dhe Arsenal synojnë suksesin në Champions, Shkambi për finalen: Detajet bëjnë diferencën, shanset janë…
  • PublishedMay 30, 2026

PSG dhe Arsenal do përballen në orën 18.00 në kuadër të finales së Champions. Për këtë takim bëri analizën e tij gazetari i Neës 24, Erion Shkambi, i cili tha se sfida të tilla nuk parashikohen dhe se shanset janë 50/50.

“Kjo është finale e Champions dhe shumë e vështirë të parashikohet. Këtu do ketë përplasje mes dy filozofive të ndryshme. Detajet do bëjnë diferencën.

Është diskutuar shumë mënyra si ka fituar Arsenali kampionatin. Gjithsesi, Arsenali kishte sulmin e dytë më të mirë në Angli. Nuk është skuadër që di vetëm të mbrohet.

PSG e tregoi veten ndaj Bayern, të shënon 9 gola ndaj Bayern nuk është e lehtë. Është e vështirë të parashikosh fituesin, shanset janë 50/50”- tha ai.