Tallja e Lufra dhe Erzeni! Historia shqiptare kthehet në lopë dhe çobanë
Tallja e Lufra dhe Erzeni! Historia shqiptare kthehet në lopë dhe çobanë
TIRANË- Pak ditë më parë u raportua skandalin e bërë nga kompania Erzeni, e cila ka publikuar një reklamë me tingujt dhe elementet vizuale të isopolifonisë labe, të cilat shoqërohen me imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI), duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore.
Por kjo nuk është hera e parë që marketingu i kompanive të përpunimit të qumështit përdor elemente dhe figura të rëndësishme kombërtare.
Lufra kohë më parë, në vitin 2024 nisi një fushatë marketingu me figurat më të rëndësishme kombëtare si: Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Shote Galica, Adem Jashari e shumë figura të tjera të shquara të kombit tonë duke i vendosur në ambalazhet e shisheve të dhalltit.
“Çdo kush që do të freskohet këtë verë me një shishe dhallë Lufra, do të prezantohet edhe me një prej figurave tona të mëdha të historisë.”- shkruante kompania në rrjetet sociale gjatë fushatës prezantuese të këtyre produkteve, duke e shoqëruar dhe me foton që e gjeni më poshtë.
Foto e postuar nga Lufra nga fushata e marketingut në rrjete sociale
Të dyja këto fushata nuk janë pritur mirë nga qytetarët në rrjetet sociale, ku kritikat kanë qenë të shumta për mënyrën se si këto elementë të rëndësishëm përdoren për interesa marketingu.
Por jo vetëm kaq! Qytetarët shprehen të revoltuar për mënyrën se si përmes këtyre fushatave vizuale, kompanitë po synojnë të largojnë vëmendjen nga problemet reale që kanë kompanitë me sigurinë ushqimore.
Të raportuara , dy kompanitë kanë shitur qumësht të kontaminuar me alfatoksinë.
Ky fakt është pranuar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ku shprehej se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 26 mostra të marra në periudhën Janar 2024-Prill 2025.Ky ishte një nga rastet, nga dhjetra të tjerë të raportuara shpesh nga media dhe qytetarët që dy kompanitë shisnin produkte të kontaminuara. Po ashtu kompania Lufra u denoncua publikikisht edhe nga vetë blegëtorët, ku sipas tyre kjo kompani nuk ua merrte qumështin sepse ishte me alfatoksinë. Një rast ky që u denoncua dhe nga deputeti Erion Braçe në sallën e Kuvendit.
Lidhur me akuzat, Luftra sqaronte se nuk po refuzonte fermerët, por po punonte për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë në mbrojtje të konsumatorëve.
Ja çfarë deklaronte Lufra në atë kohë:
“Te Lufra, shëndeti i konsumatorëve dhe siguria ushqimore janë prioritet absolut. Lufra nuk refuzon fermerët, por ka për detyrë të mbrojë shëndetin e konsumatorit. Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të
cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në
analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve.”
Nisur nga fushatat e fundit të marketingut të të dyja kompanive vërehet qartë që në fakt për ta është më e rëndësishme investimi në marketing, duke përdorur elementë të rëndësishëm kombëtar, sesa cilësia dhe siguria e produkteve që ofrojnë për konsumatorët shqiptarë./ZËRI
