Mon, Jun 1, 2026

Çfarë ndodhi tek urgjenca e QSUT? I shoqëruari tenton të arratiset dhe hidhet nga kati i dytë

Çfarë ndodhi tek urgjenca e QSUT? I shoqëruari tenton të arratiset dhe hidhet nga kati i dytë
  • PublishedJune 1, 2026

Tiranë – Një person i shoqëruar nga forcat e policisë ka tentuar të arratiset nga ambientet e Urgjencës së Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku ndodhej për kontroll mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, personi është hedhur nga kati i dytë i godinës në përpjekje për t’u larguar, por është neutralizuar dhe kapur menjëherë nga efektivët e policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Burime paraprake bëjnë me dije se pas incidentit ai është marrë sërish nën kontroll nga autoritetet, ndërsa po verifikohet gjendja e tij shëndetësore. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e tentativës për arratisje mbeten ende nën hetim.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.