Kukësi, mesfushori rinovon kontratën me klubin verilindor
Rinovim i rëndësishëm për Kukësin. Klubi verilindor do të vijojë bashkëpunimin me mesfushorin Matheus Alisson. Lajmi u bë publik, nga klubi i Kategorisë së Parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera me mesfushorin Matheus Alisson. 24-vjeçari brazilian ishte ndër protagonistët e afruar në janar në skuadër dhe me golat e asistet e tij, ka kontribuuar ne objektivin e arritur nga skuadra.
Alisson do te mbajë veshur fanellën e Kukësit deri ne vitin 2028, teksa na presin sfida të tjera, me objektiva të tjerë. Forca Kukesi”.
