Tue, Jun 2, 2026

Është kthyer në legjendë, Parisi i dashuruar pas Luis Enrique, gatoi kontrata e re

Është kthyer në legjendë, Parisi i dashuruar pas Luis Enrique, gatoi kontrata e re
  • PublishedJune 2, 2026

Luis Enrique nuk është më thjesht një trajner i radhës në Paris, por është shndërruar në një figurë simbolike në këtë klub, një legjendë e vërtetë. Tekniku spanjoll ka vendosur një rend të ri, ka thyer çdo rekord, duke ndërtuar një cikël të ri në klub, duke e kthyer ekipin francez në një faktor të rëndësishëm edhe në arenën Evropiane.

Në drejtimin e tij, PSG fitoi për herë të dytë radhazi trofeun e Champions League, me këtë trofe, Luis Enrique fitoi edhe statusin e të paprekshmit, përforcoi akoma më shumë pozicion e tij brenda ekipit.

Pavarësisht se ka një kontratë deri në 2027, drejtuesit e PSG nuk kanë asnjë frikë në lidhje me të ardhmen e trajnerit, janë të sigurt se Enrique shumë shpejt do të firmos kontratën e tij të re.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi shprehu publikisht dashurinë e tij pa kufij ndaj Luis Enriques, në të njëjtën kohë u shpreh i bindur se palët do të vijojnë bashkëpunimin së bashku edhe për shumë vite të tjera: “Trajneri është i lumtur me ne, është shumë i lumtur në Paris. Gjithashtu ne jemi shumë të lumtur me të, ai është trajneri më i mirë në botë”, u shpreh ndër të tjera Al-Khelaifi.

Sipas mediave franceze, palët kanë gjetur prej kohësh akordin ndërmjet tyre për një kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2030.