Liverpool shumë pranë zyrtarizimit të teknikut të ri, “The Reds” arrijnë marrëveshjen me Andoni Iraola-n
Liverpool duket se ka marrë vendimin për trajnerin e ri. Pas largimit të Arne Slot, drejtuesit e klubit anglez kanë intensifikuar kontaktet me Andoni Iraola, i cili konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Liverpoolit, po punon për të finalizuar marrëveshjen me trajnerin bask. Burime të ndryshme mediatike flasin madje për një marrëveshje paraprake mes palëve, çka tregon se zgjedhja e “Reds” është tashmë e qartë.
Iraola, i cili së fundmi u largua nga Bournemouth, ka lënë pas konkurrencën e emrave të tjerë të përfolur për stolin e Liverpoolit. Trajneri spanjoll ishte gjithashtu në radarët e Milanit, por preferoi të presë mundësinë për të drejtuar një klub të madh në Premier League.
Ndërkohë, Liverpool ka zyrtarizuar ndarjen me Slot pas një sezoni zhgënjyes, duke hapur rrugën për një epokë të re në “Anfield”. Nëse nuk do të ketë surpriza të minutës së fundit, Iraola pritet të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës angleze.
