Tue, Jun 2, 2026

Mema kritik: Largimi i Kërnajës? Nuk e kuptova Partizanin…

Mema kritik: Largimi i Kërnajës? Nuk e kuptova Partizanin…
  • PublishedJune 2, 2026

Në një intervistë për Sport News në News 24, trajneri i njohur, Ard Mema kritikoi vendimin e Partizanit për të larguar Oltijon Kërnajën para fundit të sezonit.

Ndryshe nga katër ekipet e “Final4”, përfshirë këtu edhe Dinamon, Tirana dhe Partizani janë në ajër. Flitet për një mos konfirmim të Shehit, ndërsa Partizani është ende pa trajner. Është ky një minus i madh? Të krijohet përshtypja që do të kemi një tjetër sezon kaotik për këto dy ekipe emblemë…

Me Shehin ka mbaruar sepse ka firmosur me Prishtinën.

Ka spekticizëm, pasi kanë filluar me trajnera por më pas i hoqën. Nuk e kuptova Partizanin me Kërnajën, ai mori më shumë pikë. Përderisa ka sukses, lëre aty se nuk të bën gjë. Janë vonë pasi duhet që trajneri të vijë sa më shpejt.