Tue, Jun 2, 2026

Apeli i Posaçëm shuplakë fytyrës Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit! U mban mbërthyr paratë e krimit

Apeli i Posaçëm shuplakë fytyrës Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit! U mban mbërthyr paratë e krimit
  • PublishedJune 2, 2026

Apeli i Posaçëm shuplakë fytyrës Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit! U mban mbërthyr paratë e krimit

Apeli i GJKKO ka shqyrtuar sot ankimin e grupit të lidhur me dosjen e AKSHI-t, ku përfshihen Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe disa biznesmenë të tjerë, ndaj vendimit të shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të tyre.

Skyweb.al mëson ekskluzivisht detaje nga seanca e sotme gjyqësore, pas së cilës gjyqtari Florjan Kalaja ka vendosur të mos lirojë asnjë pronë të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Ndërkohë, për Mirlinda Karçanajn nuk është liruar asnjë pronë. Pasuritë e saj mbeten nën sekuestro.

Një detaj tjetër i rëndësishëm lidhet me Ermal Beqirin, i cili kishte dorëzuar një dosje voluminoze në gjykatë, duke kërkuar lirimin e pasurive të tij. Një burim i tha Skyweb.al se Beqiri ka paraqitur rreth 1 mijë faqe dokumente në mbështetje të kërkesës së tij, por gjyqtari Kalaja ka vendosur të mos lirojë asnjë pronë.

Në rastin e Andis Papës, mësohet se atij i është kthyer vetëm një shumë që tejkalonte vlerën e sekuestruar. Sipas burimeve, sekuestroja ishte bërë në mënyrë të përgjithshme, duke kaluar shumën që duhej të qëndronte e bllokuar. Për këtë arsye, pjesa që tejkalonte sekuestron është liruar, ndërsa vlera e sekuestruar mbetet e bllokuar. /skyweb.al