FOTO/ Në pritje të Mou, Reali rezervon goditjen e parë, “pazar” në Milano
Në pritje të Mourinho-s, Real Madrid vihet në lëvizje, rezervon goditjen e parë në këtë merakto vere, Denzel Dumfries. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, por dhe mediat në Spanjë e Itali, e bëjnë fakt të kryer afrimin e anësorit holandez. Me bekimin pikërisht të “Specialit”, Dumfries shihet si zëvendësuesi i Dani Carvajal, me kapitenin që u largua falas nga Madridi.
Nga 1 korrikut, Dumfries mund të largohet nga Milano, nëse çdo skuadër, në këtë rast Real Madrid, paguan klauzolën e tij të largimit, 20 milionë euro. Nuk është kundër këtij largimi as Inter, pasi me shitjen e holandezit, klubi zikaltër do të përmirësonte bilancet financiare, në një kohë kur Dumfries zbarkoi në Milano në verën e vitit 2021 për 12 milionë euro. Me shitjen e anësorit holandez, Inter do të hidhet në sulm për të siguruar kartonin e Marco Palestra-s, objektivi i tyre kryesor në këtë merkato vere.
Real Madrid e ka me nxitim për të mbyllur transferimin e Dumfries, kërkojnë ta bëjnë diçka të tillë përpara përfundimit të Botërorit, më saktë kanë kohë deri më 15 korrik për të aktivizuar klauzolën e largimit, pas kësaj date duhet të diskutojnë me Inter për të gjetur një akord.
