Turqia niset me plot entuziazëm drejt SHBA-së, tifozët e përcjellin ekipin deri te avioni (VIDEO)
Turqia është gati për aventurën e saj në Botëror, ku rikthehet pas një mungese të gjatë dhe me ambicie të mëdha për të lënë gjurmë në turneun më prestigjioz të futbollit. Kombëtarja e drejtuar nga Vincenzo Montella ka fituar besimin e tifozëve pas paraqitjeve pozitive në muajt e fundit dhe synon të konfirmojë potencialin edhe në skenën botërore.
Pak para nisjes drejt vendit organizator, dhjetëra automjete shoqëruan autobusin e ekipit, me flamuj, këngë dhe thirrje mbështetëse që krijuan një atmosfer ë të veçantë për futbollistët dhe stafin teknik. Turqia është në një grup me Australinë, Paraguajin dhe USA në grupet e Botërorit.
