Ndryshim i rëndësishëm për Brojën, zbulohet lëvizja e fundit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka ndryshuar agjent. Nga sot, 24-vjeçari do të jetë pjesë e “Team Raiola”, një prej agjencive më të njohura në botën e futbollit.
Broja do të përfaqësohet nga Vincenzo Raiola, nipi i të ndjerit Mino Raiola, si dhe nga Jose Fortes Rodriguez. Ky zhvillim shihet si një lëvizje e rëndësishme për të ardhmen e Brojës, i cili synon të rikthehet në nivelin më të lartë pas periudhave të vështira të shkaktuara nga dëmtimet.
“Team Raiola” njihet për menaxhimin e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Kujtojmë që Broja kaloi një vit të vështirë me skuadrën e Burnley.
