Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën
Pas mbylljes së sezonit, mesfushori i Interit, Piotr Zielinski analizoi vitin futbollistik, ndërsa foli edhe për të ardhmen.
“Gjithçka shkoi mirë, fituam 2 trofe të rëndësishëm, kam luajtur mjaftueshëm dhe mirë, jam i kënaqur që kam dhënë kontributin tim në skuadër.
A do të qëndroj te Interi? Mendoj se po, dua të qëndroj sepse është një skuadër e madhe dhe gjithnjë mund të përmirësohesh e të bësh akoma më mirë-tha Zielinski-kemi një skuadër të fortë, por me siguri personat që merren me merkaton do të bëjnë diçka, do të jemi kompetitivë. Mezi pres, përkundrazi, tani mezi pres të pushoj, më pas mezi pres të nis sezonin’.
