Thu, Jun 4, 2026

Dumfries te Real Madrid? Mbrojtësi i Interit “thyen heshtjen”

Dumfries te Real Madrid? Mbrojtësi i Interit “thyen heshtjen”
  • PublishedJune 4, 2026

Kohët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të Denzel Dumfries në radhët e Real Madrid. Për këtë temë, ka folur vetë mbrojtësi i Interit, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Real Madrid? Jo, le t’i mbajmë gjërat të qeta. Ishte një bisedë e këndshme”, tha mbrojtësi holandez.

“Klauzola? Nuk mund të them asgjë për këtë. Koha ime te Interi më mbush me krenari. Tani do të shkoj në Kupën e Botës me Holandën për të dhënë gjithçka. Jam i përqendruar vetëm në këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër më vonë.”