Përforcohet Elbasani, firmos me sulmuesin francez
Elbasani ndërhyn në merkato. Klubi ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e sulmuesit francez Edoly Lukoki Mateso nga ekipi i Eindhoven FC.
Në Holandë, në sezonin e fundit, ai ka luajtur 31 ndeshje, ka realizuar një gol, ndërsa ka dhuruar 2 asiste. Lukoki është aktivizuar më herët te Lecce U19 në Itali dhe ST Liege U23 në Belgjikë.
