Bastiset Newcastle, edhe Tonali bën gati “valixhet”, përfshihet në listën e Man.City
Pa Champions dhe Evropë, Newcastle po bastiset, me “qymyrxhinjtë” që po humbasin pjesë të rëndësishme vit pas viti. I pari që u largua ishte Isak, ndërsa fatin e tij pati edhe kapiteni Anthony Gordon, me këtë të fundit që vendosi të transferohet në Barcelonë. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Sandro Tonali, me mesfushorin italian që ka bërë gati “valixhet” pasi Newcastle është i hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtim të tij.
Jo vetëm në Serie A, Tonali është një emër që pëlqehet shumë edhe në Angli, pasi emri i tij është përfshirë në listën e dëshirave të Man.City.
Nëse “qytetarët” nuk arrijnë të sigurojnë kartonin e Elliott Anderson, me mesfushorin e Nottingham i cili vlerësohet me 100 milionë paund, Man.City do të hidhet në sulm për të siguruar kartonin e Tonalit.
