Tue, Jun 9, 2026

Zyrtare/ Klubi i Serie A “i tregon derën” trajnerit, vjen shkarkimi

Zyrtare/ Klubi i Serie A “i tregon derën” trajnerit, vjen shkarkimi
  • PublishedJune 9, 2026

Atalanta  ka njoftuar zyrtarisht se Raffaele Palladino është larguar nga pankina.

Klubi bergamask bëri të ditur vendimin përmes një komunikate zyrtare, duke i dhënë fund bashkëpunimit me teknikun italian. Në deklaratë, Atalanta falenderoi Palladinon për punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës.

“Atalanta BC njofton se Raffaele Palladino është liruar nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Stefano Citterio, Federico Peluso, Fabio Corabi, Nicola Riva, Mattia Casella, Andrea Ramponi dhe Andrea Berti.

Atalanta BC falënderon Raffaele Palladinon dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat në të ardhmen.”