EKSKLUZIVE/ Trafikantët e bën gjumin e qetë…në parcelat e Kanabisit në Velipojë
EKSKLUZIVE/ Trafikantët e bën gjumin e qetë…në parcelat e Kanabisit në Velipojë
InfoNews ka siguruar pamje ekskluzive nga parcelat me kanabis të zbuluara në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, ku policia gjeti plot 7.446 bimë narkotike të kultivuara në një zonë fushore.

Fotot tregojnë qartë bimët e kanabisit të rritura në sipërfaqe të mëdha, ndërsa në terren dallohen edhe kampet e improvizuara që dyshohet se ishin ngritur nga trafikantët dhe kultivuesit e drogës për të monitoruar dhe ruajtur parcelat.
Zbulimi i kësaj sasie të konsiderueshme të kanabisit ka sjellë reagim të menjëhershëm në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit të Shkodrës, Bekim Lika, shefin e Stacionit të Policisë Velipojë, Zef Marku, si dhe inspektorin Samet Kadroji.
Ndaj tyre është nisur hetim i thelluar disiplinor, ndërsa në verifikim janë përfshirë edhe dy punonjës të tjerë policie që kishin përgjegjësi për kontrollin e territorit ku u konstatuan parcelat me drogë.
Sipas të dhënave paraprake, bimët narkotike ishin kultivuar në një zonë lehtësisht të verifikueshme, çka ka ngritur dyshime të forta mbi mungesën e kontrollit dhe monitorimit nga strukturat përgjegjëse.
