Wed, Jun 10, 2026

EKSKLUZIVE/ Velipoja nën pushtetin e kanabisit! Zbulohet një tjetër parcelë, a u tolerua nga Drejtoria Vendore Shkodër?

EKSKLUZIVE/ Velipoja nën pushtetin e kanabisit! Zbulohet një tjetër parcelë, a u tolerua nga Drejtoria Vendore Shkodër?
  • PublishedJune 10, 2026

EKSKLUZIVE/ Velipoja nën pushtetin e kanabisit! Zbulohet një tjetër parcelë, a u tolerua nga Drejtoria Vendore Shkodër?

Pas zbulimit të mijëra bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri, burime ekskluzive të InfoNews bëjnë me dije se është zbuluar një tjetër parcelë me kanabis në zonën e Dajçit, në Velipojë.

Sipas informacioneve paraprake, parcela është konstatuar gjatë kontrolleve të ushtruara në territor, ndërsa në vendngjarje janë evidentuar bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në një sipërfaqe toke në këtë zonë.

Burimet bëjnë të ditur se autoritetet kanë identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike, i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Policia po vijon veprimet hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e paligjshëm.

Zbulimi i kësaj parcele vjen vetëm pak kohë pas operacionit të zhvilluar në Reç të Ri, ku u gjetën mijëra bimë kanabisi, duke shtuar dyshimet se zona të ndryshme të Velipojës janë përdorur për kultivimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar përmasat e parcelës së zbuluar në Dajç dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi rezultatet e operacionit dhe detajet e plota të rastit.