Zyrtare/ Vjen rinovimi, Ramadani gjen gjuhën e përbashkët me Leccen
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces edhe për një sezon tjetër. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e bashkëpunimit me 30-vjeçarin deri në verën e vitit 2027.
Rinovimi i kontratës konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për Lecce-n, e cila synon të ruajë bërthamën e skuadrës për sezonet e ardhshme. Ramadani ka luajtur 37 ndeshje në edicionin e kaluar.
