Fri, Jun 12, 2026

Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion
  • PublishedJune 12, 2026

Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

Sot, në Komisionin e Ekonomisë, ishte për raportim Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Gjatë këtij raportimi, deputeti Belind Këlliçi i drejtoi disa pyetje specifike Guvernatorit lidhur me licencimin e bankës së parë digjitale në vend, Jet Bank.

Guvernatori, edhe kësaj here, nuk dha përgjigje, por mbajti thjesht një leksion, ndërkohë që zv.guvernatorja e Bankës, Natasha Ahmetaj, tha vetëm se “i kemi të gjitha të dhënat”.E pyetur se cilët janë aksionerët influencues sipas përcaktimit ligjor, ajo nuk kishte asnjë përgjigje konkrete. Madje, shprehu habi se si u kishte shpëtuar ky detaj, i cili, sipas pretendimeve të ngritura, e bën nul licencimin e dhënë për këtë bankë.

Ndërkohë, kur z. Këlliçi nxori Aktin e Themelimit të Jet Holdings BV dhe lexoi kapitullin për të Drejtat e Votimit dhe Vendimmarrjen, konkretisht nenin 6.5, zv.guvernatorja u shpreh se ishte hera e parë që haste këtë informacion dhe se do të duhej ta verifikonte, pasi përbënte interes madhor për procesin e licencimit të bankës së parë digjitale në vend, në raport me verifikimin e “pjesëmarrësve influencues”.