LISTA/ Mbi 100 mln € troje, apartamente, vila e llogari bankare
LISTA/ Mbi 100 mln € troje, apartamente, vila e llogari bankare
Gati 100 mln euro pasuri e prona i janë sekuestruar dy grupeve kriminale që u goditën nga SPAK, për trafik droge e pastrim parash. Të gjitha paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i dy grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, pastroheshin nga disa biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi, në fushën e ndërtimit por jo vetëm. Vetëm Ilir Shtufit dhe familjes Koçeku i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm pasurish, si troje për ndërtim vilash në Green Coast në emër të kompanisë së Shtufit, 23 apartamente, 106 garazhe e llogari bankare.
Mes pasurive, që janë sekuestruar janë edhe paratë e tokave që Artur Shehu shiti në Zvërnec për ndërtimin e resortit 4 mld dollarë. Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Ndërkohë, SPAK ka vënë në sekuestro 352 milion lekë në llogaritë e Artur Shehut, Malvina Canajt, Xhesila Dodës dhe Erinda Asllani, vlera e shpronësimit e truallit me sipërfaqe 5269 m2 në rrugën Dervish Hima. Po ashtu, Artur Shehu i është vënë në sekuestro 480 mijë euro në llogari për shitjen e tre vilave dhe 3.8 mln euro në Llogarinë e Adhenis shpk, kompani e Shehut.
Vila luksoze janë sekuestruar edhe dy nipave të “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Sipas SPAK, Erjon dhe Ardian Rama dyshohet se kanë pastruar paratë e drogës në pasuri të paluajtshme, duke iu vënë në sekuestro vila në Palasë, Jalë dhe Rolling Hills, si dhe 30 llogari bankare në emër të tyre.
LISTA E PASURIVE TË FAMILJES KOÇEKU DHE ILIR SHTUFIT
-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)
-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj
-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)
-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku
-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë
-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit
-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut
-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”
-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit
-Biznes në “COLONADE”
-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit
-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin
-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut
-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj
-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij
-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare
-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut
-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut
PASURITË E SEKEUSTRUARA TË Erjon dhe Adrian Ramës
7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
9 llogari bankare të Erjon Ramës
21 llogari bankare të Ardian Ramës
Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës
2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
Truall në Sarandë
3 vila dhe dy apartamente në Jalë
Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë
PASURITË E SEKUESTRUARA TË ARDIAN ZYKAJT
Gomone
Pjesa takuese në një sipërfaqe trualli
17 llogari bankare
Gjendja në llogaritë bankare të shoqërive të lidhura me Ardian Zykajn:
– 2 A Construction – 3 llogari
– Kolegji parauniversitare Pavarësia Vlorë – 6 llogari
– Pear 2019 – 4 llogari
– ALB SOLUTION JUG – 1 llogari
PASURI TË TJERA TË SEKUESTRUARA
352 milion lekë në llogaritë e Artur Shehut, Malvina Canajt, Xhesila Dodës dhe Erinda Asllani, vlera e shpronësimit e truallit me sipërfaqe 5269 m2 në rrugën Dervish Hima
480 mijë euro në llogaritë e Artur Shehut për shitjen e tre vilave
3.8 mln euro në Llogarinë e Adhenis shpk, kompani e Artur Shehut. (ekuivalenti i shumave të përfituara nga dy transaksione me pasuri të paluajtshme, toka, 34 mijë metra katrorë sipërfaqe)
10 pasuri, troje, me një sipërfaqe 113 mijë metra katrorë në Gjilekë, Vlorë
Vila në Palace e Arben Ismailajt
Llogaria e Leonard Bishajt në ekuivalentin e 1.5 mln euro (transkasion me Agim Haxha)
Llogaria e Arben Ismailaj (në ekuivalentin e një transaksioni 900 mijë euro)
Shoqëria Auto Fusion Plus e Aleksandër Sporejas
Një gomone me tre motorrë
Një Audi prodhim I viti 2023
Shoqëria Prime Invest me aksioner Elton dhe Emiliano Memeti
Një Mercedes Benz
9 mln lekë në llogaritë e Orest Sotës
15 mijë euro në llogarinë e Besnik Myftari përfituar nga shitja e një Land Rover
Shoqëria Top Seven dhe asetet në emër të saj (përjashtuar Top Seven Construction)
Ap Boutiques Hotel në Vlorë
