Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit
Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit, dyshohet për gjendje të rënduar psikologjike
Një efektiv policie dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke përdorur armën e shërbimit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende nën hetim. Efektivi me inicialet I.S. rreth 34 vjeç.
Burime paraprake bëjnë me dije se efektivi dyshohet se vuante nga probleme të rënduara psikologjike, megjithatë pritet që hetimet dhe ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shënim: Informacionet janë paraprake dhe pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme.
