Stuhia “pengon” Portugalinë, Ronaldo & CO nuk zhvillojnë seancën stërvitore
Portugalia është përballur me një pengesë të papritur gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2026. Kushtet e vështira atmosferike në Florida kanë detyruar stafin teknik të anulojë seancën e planifikuar stërvitore të kombëtares luzitane.
Një stuhi e fortë, e shoqëruar me aktivitet të lartë elektrik në zonë, aktivizoi protokollet e sigurisë të autoriteteve amerikane, të cilat ndalojnë zhvillimin e çdo aktiviteti në ambiente të hapura kur ekziston rreziku nga rrufetë. Për këtë arsye, futbollistët portugezë nuk mundën të zbresin në fushë për stërvitjen e parashikuar.
Megjithatë, situata nuk ka shkaktuar shqetësim të madh në kampin portugez. Trajnerët dhe drejtuesit e ekipit po punojnë për të riorganizuar programin e përgatitjeve, ndërsa shpresojnë që kushtet meteorologjike të përmirësohen sa më shpejt.
Portugalia mbetet një nga skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe synon të nisë në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turne. Ajo shihet madje edhe në “TOP 5” skuadrat favorite për të triumfuar në finale e 19 Korrikut në New Yerseu, sipas “bookmakers-ave”. Pavarësisht këtij incidenti të shkaktuar nga moti, atmosfera në skuadër mbetet pozitive dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja e pare, ajo ndaj Republikës së Kongos, sfidë e cila do të zhvillohet në Houston, më 17 Qershor.
