Fri, Jun 19, 2026

Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit
  • PublishedJune 19, 2026

Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

34-vjeçari Eglant Koçi, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së 4 qershorit, është gjetur i pajetë në fshatin Cerrujë të Elbasanit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

Gjatë këqyrjes së trupit, hetuesit konstatuan një shenjë karakteristike në zonën e barkut, e cila i orientoi drejt identifikimit të viktimës. Më pas, familjarët dhe përputhshmëria e veshjeve që mbante i riu konfirmuan se bëhej fjalë për Eglant Koçin.

Hetimet u fokusuan në zonën e Funarit dhe fshatrat përreth Elbasanit pas zbulimit të lëvizjeve të dyshuara të Armand Shakajt, 41 vjeç, mik i viktimës dhe person i dyshuar për ngjarjen. Këto lëvizje çuan policinë dhe prokurorinë drejt kërkimeve që përfunduan me gjetjen e trupit.

Pas këtij zhvillimi, Prokuroria e Tiranës pritet të rëndojë akuzat ndaj Armand Shakajt, i cili aktualisht dyshohet si autor i pengmarrjes dhe më pas i vrasjes së 34-vjeçarit.

Sipas burimeve hetimore, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt mes dy miqve lidhur me investime dhe transaksione në monedhën virtuale Bitcoin.