Fri, Jun 19, 2026

Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht

Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht
  • PublishedJune 19, 2026

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.

Fillimi i kampionatit në mesin e muajit gusht do t’u mundësojë skuadrave kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese dhe kompletimin e skuadrave para nisjes së garave zyrtare.

Ndërkohë, organet e FFK-së janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri, teksa detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin për sezonin 2026/27 do të bëhen të ditura në javët në vijim.