Mungon një karton i kuq për Messin, Algjeria notë proteste në FIFA pas ndeshjes me Argjentinën, Marciniak në “shënjestër”
Algjeria u mund 3-0 në Botëror nga Argjentina, në ndeshjen e luajtur pak ditë më parë. Algjerianët, si duket, kanë shfaqur pakënaqësi për arbitrimin e gjyqtarit Marciniak.
Kjo kombëtare ka nisur një ankesë në FIFA për arbitrimin polak, pasi ka pretendime në dy raste. Fillimisht, në minutën e 31-të, sipas tyre, mungon kartoni i kuq për Messin, për shkak të një ndërhyerje ndaj Mandi. Episodi i dytë në të 74-tën, kur Mac Allister godet me bërryl Mazan.
