Sat, Jun 20, 2026

“Kur u nisën nga Turqia, u duk sikur po shkojnë të marrin Botërorin”, Duro: Duhej të kalonte grupin, çfarë fryerje…

“Kur u nisën nga Turqia, u duk sikur po shkojnë të marrin Botërorin”, Duro: Duhej të kalonte grupin, çfarë fryerje…
  • PublishedJune 20, 2026

Turqia u eleminua nga Botërori që në fazën e grupeve, pas disfatës 0-1 ndaj Paraguajit. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, bëri analizën e tij në Botërori Amerikan, në News 24.

Mbylli xhiron e dytë GRUPI D duke dhuruar një nga blofet e para të këtij Botërori. Turqia mbetet jashtë, me ekipin e Montela-s që pësoi një humbje 1-0 përballë Paraguait. E prisje profesor një përfundim të tillë?

“Nuk kam patur shumë pritshmëri për Turqinë. Në këtë grup duhej të kalonte, ka qënë një fryerje e jashtëzakonshme. Kur u nisën nga Turqia, u duk sikur po shkojnë të marrin Botërorin. Në Play Off, një ekip që mezi kaloi Rumaninë ndërsa ndaj Kosovës pati fat”.