Mon, Jun 22, 2026

“Messi dhe Ronaldo janë më të mirët”, Mbappe flet si lider: Do të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar ekipin të fitojë botërorin

“Messi dhe Ronaldo janë më të mirët”, Mbappe flet si lider: Do të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar ekipin të fitojë botërorin
  • PublishedJune 22, 2026

Kylian Mbappé është lideri i Francës, me “gjelat” që shohin tek sulmuesi i Real Madrid një lider të vërtetë si brenda po ashtu edhe jashtë fushës, i aftë për të udhëhequr ekipin francez drejt fitimit të Kupës së Botës për here të 3 në histori. Kapiteni foli në një konferencë për shtyp rreth ndjekjes së tij të rekordit të golashënuesve në Kupën e Botës dhe krahasimi me yjet e tjerë të turnout, dy legjendat Messi dhe Cristiano:

“E dija që Messi do të shënonte, ai gjithmonë shënon”.Do të vazhdoj të shënoj gola për të ndihmuar ekipin të shkojë sa më larg të jetë e mundur, dhe duke shënuar, do t’i afrohem rekordit”, theksoi Mbappe.  Kur u pyet se kush është më i miri midis tij, Messit, Haaland dhe Kane, francezi u përgjigj: “Messi është më i miri, së bashku me Cristiano Ronaldon”.

Ai më pas foli për të ardhmen e tij të mundshme në MLS: “Nuk e di, Beckham më ka folur për këtë shumë herë. Kultura amerikane është e ndryshme, nuk ka kufij për ambicien, dhe kjo më pëlqen”. Franca do të sfidojë pak para mesnatës të kësaj të hëne Irakun, ku do të kërkojë fitoren për të hipotekuar kualifikimin mes 32 skuadrave më të mira.