Wed, Jun 24, 2026

Kërkesa për përsëritjen e ndeshjes së Botërorit, FIFA i përgjigjet menjëherë federatës: Kishte orën e dytë

Kërkesa për përsëritjen e ndeshjes së Botërorit, FIFA i përgjigjet menjëherë federatës: Kishte orën e dytë
  • PublishedJune 24, 2026

Federata Turke e Futbollit kërkoi nga FIFA që ndeshja me Paraguajn të përsëritet. Kjo ishte prapaskena që u mësua sot, ndërsa përgjigjia e menjëhershme e FIFA-s ishte negative.

Turqit u mbështetën te veprimi i minutës së 45-të, kur një nga futbollistët e Paraguajt mori orën e arbitrit që kishte rënë në fushë dhe e vendosi në dorë. Gjatë kësaj kohe të dyja përfaqësueset po përplaseshin. Në Turqi u mbështetën te rregullorja e FIFA-s, që tregon se sjelljet që cenojnë autoritetin e arbitrit dhe e pengojnë atë të drejtojë ndeshjen në mënyrë të rregullt mund të kërkojnë përsëritjen e ndeshjes.

Presidenti i federatës, Ibrahim Haciosmanollu, u shpreh: “Edhe nëse ka vetëm 1% mundësi, ta zgjidhim këtë çështje pa zhurmë. Të kërkojmë të drejtën tonë”.

FIFA ndërkohë hodhi poshtë pretendimet duke iu drejtuar Turqisë: “Udhëzimet janë të qarta. Vlerësimet dhe konstatimet tuaja kanë një bazë të arsyeshme, por ato nuk mbështesin tezën se arbitri nuk ka mundur të kryejë detyrën e tij ose se ka pasur një mangësi në ushtrimin e funksionit. Duke qenë se arbitri kishte një orë të dytë, ky veprim nuk krijon një mangësi të tillë. Prania e orës së dytë e eliminon këtë problem”.