Mon, Jun 29, 2026

Çfarë po fshihet te vrasja e Eglant Koçit/ Prokuroria kërkon të kontrollojë kompjuterat

Çfarë po fshihet te vrasja e Eglant Koçit/ Prokuroria kërkon të kontrollojë kompjuterat
  • PublishedJune 29, 2026

Çfarë po fshihet te vrasja e Eglant Koçit/ Prokuroria kërkon të kontrollojë kompjuterat

Prokuroria e Tiranës kërkon leje për të kqyrur 4 kompjutera që u sekuestruan në zyrën e Armand Shakaj, autor i dyshuar i mbajtjen peng dhe vrasjes së mikut të tij, Eglant Koçi. Kqyrja pritet të bëhet me qëllim për të hedhur dritë mbi motivin e vrasjes se Kocit, pasi paraprakisht dyshohet se shkak janë trasfertat kriptovaluta, aktivitet ku ishte i përfshirë Eglant Koci.

Hetuesit shpresojnë që brenda pajisjeve kompjuterike të gjejnë të dhëna që lidhen me aktivitetin ku ishin përfshirë Shakaj dhe Koçi.

Eglant Koci u zhduk pa gjurmë më 4 qershor dhe pas ditësh të tëra hetimesh dhe kërkimesh trupi i tij u gjet në një humnerë në fshatin Cerujë në Elbasan. Koci sipas hetuesve ishte qëlluar me plumb pas koke. Armand Shakaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar, ndërsa ëhstë arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit.