Tue, Jun 30, 2026

Paraguai shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës

Paraguai shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës
  • PublishedJune 30, 2026

Paraguai ka shpallur sot festë kombëtare, pas fitores historike të kombëtares ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës. Njoftimin e bëri presidenti Santiago Peña, vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me një ton festiv, kreu i shtetit shkroi: “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, të mallkuar qoftë!”, duke konfirmuar menjëherë vendimin për shpalljen e ditës së pushimit.

Më pas, Presidenca e Republikës publikoi një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se festa kombëtare u dekretua në shenjë vlerësimi për arritjen historike të kombëtares paraguaiane.

Vendimi synon t’u japë mundësi qytetarëve në të gjithë vendin të festojnë kualifikimin e ekipit në raundin e 16-tave të Kupës së Botës, një sukses që është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët.