MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës!
MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës!
Teksa shprehen të gëzuar dhe falënderojnë njëri-tjetrin në biseda për një aferë prej 6.000 m² në zonën e Dukatit, personazhet e dosjes “Aruba” i kanë vënë syrin edhe Gjirit të Gramës. Në një prej bisedave, ata flasin për rreth 3 milionë m² prona në këtë gji dhe nisin të projektojnë tjetërsimin e tyre.
Për herë të parë, SPAK dhe Gjykata e Posaçme zbulojnë edhe emrin e një zyrtari publik, i cili është përgjuar teksa komunikon në telefon me persona që janë nën hetim në kuadër të dosjes “Aruba”.
Nga dokumenti i siguruar nga weblajm.com rezulton se në përgjime është kapur edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, i cili gjatë vitit 2024 komunikon me një prej këtyre shtetasve me fjalët: “Unë jam Vangjel Tavo, numrin ma dha Muli.”

Lidhur me këtë bisedë, SPAK shprehet se nuk ka konstatuar elementë të veprës penale, por thekson se: “Evidentohet me interes fakti se shtetasi Vangjel Tavo, kryetari i Bashkisë Himarë, thotë se numrin ia ka dhënë Muli.”. Në përfundim të bisedës, L.B. i thotë Vangjel Tavos se do të kërkojë ta takojë.
