Sat, Jul 4, 2026

Norvegjia, Haaland: Brazili skuadër që e admiroj që nga fëmijëria, do jetë ndeshje speciale

Norvegjia, Haaland: Brazili skuadër që e admiroj që nga fëmijëria, do jetë ndeshje speciale
  • PublishedJuly 4, 2026

Sulmuesi norvegjez, Haaland doli në konferencë para takimit ndaj Brazilit në Botëror.

“Brazili është një skuadër që e admiroj që nga fëmijëria. Për aq kohë sa më kujtohet, me të gjithë lojtarët fantastikë që kanë pasur, të luash kundër Brazilit do të jetë diçka e veçantë dhe e pabesueshme”.

“Është një vend i bukur dhe i mrekullueshëm. Do të jetë fantastike. Nëse je Brazili, mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, sepse ky është Brazili”.