Mon, Jul 6, 2026

Rrezik për precedent, Franca tenton të përfitojë si USA, gati ankesa drejtuar FIFA-s për kartonin e Olise

Rrezik për precedent, Franca tenton të përfitojë si USA, gati ankesa drejtuar FIFA-s për kartonin e Olise
  • PublishedJuly 6, 2026

Federata Franceze e Futbollit po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një ankese zyrtare në FIFA për të kërkuar anulimin e kartonit të verdhë të marrë nga Michael Olise në ndeshjen ndaj Paraguait. Nisma vjen pas vendimit të FIFA-s për të pezulluar dënimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun, një rast që, sipas mediave franceze, mund të krijojë një precedent të ri disiplinor.

Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, federata franceze argumenton se ndëshkimi i Olise ishte rezultat i një gabimi arbitrar. Pamjet televizive, sipas tyre, tregojnë se kontakti me Matías Galarza nuk ka ndodhur në mënyrën e interpretuar nga arbitri, ndaj kartoni i verdhë konsiderohet i padrejtë.

Objektivi i Francës është të fshijë këtë karton, në mënyrë që Olise të mos rrezikojë pezullimin për shkak të akumulimit të kartonëve në fazat vendimtare të Kupës së Botës, si çerekfinalet apo gjysmëfinalet.

Rasti Balogun ka hapur debat në botën e futbollit, pasi shumë federata besojnë se vendimi i FIFA-s mund të krijojë mundësi për ankesa të ngjashme edhe në raste të tjera, duke vënë në diskutim vendime arbitrare që ndikojnë në ecurinë e turneut.