Tue, Jul 7, 2026

Wimbledon/ Cobolli “pa frena” mund edhe De Minaur, kualifikohen edhe Fery e Fritz

Wimbledon/ Cobolli “pa frena” mund edhe De Minaur, kualifikohen edhe Fery e Fritz
  • PublishedJuly 7, 2026

Të hënën janë luajtur edhe ndeshjet e radhës së raundit të katërt të grand slam-it të Wimbledon edhe pse njëra prej tyre do të përfundojë këtë të martë Gjermani Alexander Zverev udhëheq 2-0 ndaj Jiri Lehecka, sfidë që u ndërpre në setin e tretë (barazim 3-3), për shkak të errësirës.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, një biletë për në çerekfinale kanë siguruar italiani Flavio Cobolli, I cili mundi pastër në mënyrë surprizuese 3-0  Alex de Minaur, amerikani Taylor Fritz, I cili fitoi 3-0 ndaj Alexander Bublik dhe britaniku Arthur Fery, që mundi pas 5 seteve 3-2 bullgarin Grigor Dimitrov.

Te femrat, vuan disi por kualifikohet tenistja italiane Jasmine Paolini, që mundi 2-1 Alexandra Eala. Më tej kualifikohen edhe Marta Kostyk e Ukrainës e belgia Elise Mertens. Surprizë eliminimi i amerikanes Madison Keys (u mund 2-0 nga Linda Naskova).