Zbulohet VKM-ja e çunave të kokainës! Morën truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit
Zbulohet VKM-ja e çunave të kokainës! Morën truallin e Gardës për kullë kundrejt parkimit
Një komunikim mes dy personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, i interceptuar nga SPAK në maj 2020 tregonte se persona të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash prisnin një vendim të qeverisë për një pronë te Garda e Republikës, pranë hyrjes së Liqenit Artificial në Tiranë.
Në bisedën e administruar në dosjen ku akuzohen Ilir Shtufi, Luçiano Koçeku dhe persona të tjerë, njëri prej bashkëbiseduesve shkruante: “Kusho, Garda në rregull ka qen, takim Ilir dje ka kalu, esht shpall fitusi. Javën tjetër presim një VKM për ndrimin e tokës në hipotek, max 10 dit, 2 jav myllen kontratat”.Skyweb.al mëson se vendimi për të cilin personat nën hetim kishin dijeni se do të merrej nga qeveria, lidhej me shkëmbimin e një prone shtetërore me pronat e shoqërisë “Dushku S.A.”, në zonën kadastrale 8280, në Tiranë. Aktualisht prona po shfrytëzohet për parkim.
VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda
BPas shkëmbimit, pronat e shoqërisë “Dushku S.A.” do të përdoreshin nga Bashkia Tiranë në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës, kurse Ilir Shtufi dhe të tjerët do të merrnin truallin e Gardës për të ndërtuar fillimisht një kullë 14 kate, e cila tashmë është “zgjatur” në 41 kate.
Pikërisht në këtë truall është dhënë më pas leja për projektin “Nova Hotel Five Star”, ku sot ka nisur ndërtimi.
Ironia është se vetëm pak ditë para goditjes së grupit nga SPAK, projektit i është miratuar ndryshimi i lejes së ndërtimit, duke kaluar nga një objekt 14-katësh hotelerie në një kullë 41 kate.
Pra, biseda e majit 2020 dhe VKM-ja e shtatorit të po atij viti ngrejnë një pikëpyetje të forta mbi faktin se si kishin dijeni persona nën hetim për një vendimmarrje qeveritare që lidhej me një pronë publike në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?
SPAK dyshon se grupi i goditur pastronte para të trafikut ndërkombëtar të kokainës përmes blerjes së tokave, ndërtimit të vilave dhe hyrjes në projekte të mëdha ndërtimi në Tiranë dhe në jug të vendit.ëhet fjalë për vendimin nr. 763, datë 23 shtator 2020, të Këshillit të Ministrave, firmosur nga zëvendëskryeministri i atëhershëm Erion Braçe.
Vendimi parashikonte shkëmbimin e një sipërfaqeje prej 1 470 m², pjesë e pronës shtetërore nr. 4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në administrim të Ndërmarrjes Industriale nr. 1 Tiranë, me pronat nr. 2/353, 2/534, 2/355 dhe 2/18, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A.”. Sipas të dhënave që disponon Skyweb.al, kompania “Ferro Beton & Construction Co”, e lidhur me Ilir Shtufin dhe Mark Lulin, zotëron gati 56% të aksioneve në “Dushku S.A.”.



