Vllaznia turpërohet në Conference League, Malisheva e eleminon me…5 gola
Vllaznia është eleminuar në turin e parë të Conference League. Shkodranët fituan 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Malishevës, por në Kosovë pësuan disfatë 5-0.
Uka zhbllokoi shifrat, ndërsa Ibishi dyfishoi llogaritë. Në fillimin e pjesës së dytë, Uka u shfaq sërish protagonist me gol, sakaq goli i katërt mban firmën e Veliut. Dulaj thelloi shifrat në fund. Zhgënjen kështu skuadra e Edi Martinit, që eleminohet në mënyrë të papritur dhe kthehet në shtëpi përpara kohe.
