Sat, Jul 18, 2026

Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”

Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”
  • PublishedJuly 18, 2026

Luka Modriç është pranë vazhdimit të aventurës me Milanin. Mesfushori kroat ka ndërprerë pushimet për të reflektuar mbi të ardhmen e tij, ndërsa drejtuesit kuqezi po punojnë për ta bindur të vazhdojë edhe një sezon tjetër.

Klubi italian është gati t’i ofrojë një kontratë të re deri në verën e vitit 2027, duke konfirmuar besimin te përvoja dhe lidershipi i fituesit të “Topit të Artë”. Edhe trajneri Rúben Amorim e konsideron Modriç një element kyç, jo vetëm për cilësinë në fushë, por edhe për rolin e tij si udhëheqës në dhomat e zhveshjes.

Plani i Milanit është ta menaxhojë me kujdes gjatë sezonit, duke e shfrytëzuar eksperiencën e tij në momentet vendimtare dhe në garën për objektivat madhorë, me rikthimin në UEFA Champions League si prioritet.

Vendimi përfundimtar i Modriç pritet në ditët e ardhshme, por sinjalet që vijnë nga Italia lënë të kuptohet se palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje.