Sat, Jul 18, 2026

“Sot do shikojmë një ndeshje të vogël në mentalitet”, Pano për Francë-Angli: Këtu pasi luajtën dobët në gjysmëfinale

“Sot do shikojmë një ndeshje të vogël në mentalitet”, Pano për Francë-Angli: Këtu pasi luajtën dobët në gjysmëfinale
  • PublishedJuly 18, 2026

Përpara finales së madhe, vëmendja është te dueli Francë–Angli, ku dy kombëtaret do të luftojnë për vendin e tretë të Botërorit. Për këtë takim dhe jo vetëm, dha mendimin e tij, “ikona” Ledio Pano.

Ledio, një sfidë luksi edhe kjo, me shumë emra të mëdhenj, por që besoj me meritë të plotë ndodhen në këtë finale të vogël, nuk besoj se asnjë prej tyre e meritonte të ishte në finalen e madhe, u dorëzuan pa kushte në gjysmëfinale…

Këto të dyja ishin projektuar për në finalen e madhe të Botërorit. Mënyra e futbollit të luajtur në gjysmëfinale bëri të mundur që të luanin në finalen e vogël. Flitet shumë për këto të dyja, për mënyrën si u mundën. Asnjëri nga këta nuk e do këtë finale, është e kuptueshme. Kur ke bërë disa ndeshje të mira dhe me një ndeshje katranos gjithçka, të mbet një peng.

Spanja dhe Argjentina i bëjnë “hyzmetin” në momentet më të rëndësishme.

Sot do shikojmë një ndeshje të vogël në mentalitet.