Sat, Jul 18, 2026

Scaloni para finales: Gruaja ime është spanjolle, por do bëjë tifo për Argjentinën

Scaloni para finales: Gruaja ime është spanjolle, por do bëjë tifo për Argjentinën
  • PublishedJuly 18, 2026

Në prag të finales së Botërorit, trajneri i Argjentinës, Scaloni nuk ka hezituar të flasë për familjen e tij. Scaloni shprehet se partnerja e tij, Elisa Montero, është spanjolle, por që do bëjë tifo për argjentinasit.

“Gruaja ime dhe fëmijët, natyrisht, do të jenë me ne. Ajo e kupton shumë mirë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua.

Ne gjithashtu kemi të afërm në Mallorca, zemrat e të cilëve me siguri do të jenë të ndara. Është një situatë e vështirë për ta dhe unë i kuptoj. Por sidoqoftë, ata do të jenë të lumtur”- tha Scaloni.