Mon, Jul 20, 2026

Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë

Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë
  • PublishedJuly 19, 2026

AMP njoftoi 6, burimet: Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë

Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë, burime: Masat prekin gradat deri në nënkomisar

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), sipas të cilit 10 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe 6 drejtues të nivelit të parë, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshime që lidhen me pastërtinë e figurës, ka marrë një zhvillim tjetër.

AMP u heq certifikatat e sigurisë 10 zyrtarëve të Policisë

Burime për InfoNews bëjnë me dije se, ndryshe nga sa u interpretua fillimisht, asnjë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit nuk rezulton të ketë humbur certifikatën e sigurisë.

Sipas të njëjtave burime, masat kanë prekur efektivë me grada që shkojnë deri në nënkomisar, ndërsa nuk përfshijnë drejtues të niveleve të larta të strukturës policore.

Vrasja në Rinas/ Përplasja në Prokurori: Drejtori i AMP Artjol Saliasi e kishte emergjente punësimin e Muçi Shaljani

Më herët, AMP njoftoi se gjatë procesit të rivlerësimit të certifikatave të sigurisë, 10 punonjësve të policisë u ishte revokuar certifikata për shkak të dyshimeve që lidhen me pastërtinë e figurës, përfshirë indicie për kontakte apo lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

U arrestua nga AMP dhe Prokuroria e Dibrës, Gjykata liron policin

Burimet theksojnë se procesi i verifikimit vijon, ndërsa mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht përbërja e plotë e punonjësve të prekur nga vendimi.