EKSKLUZIVE / Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…
EKSKLUZIVE / Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…
TIRANË – InfoNews.al mëson ekskluzivisht nga burime zyrtare në Policinë e Shtetit dhe Prokurori se Salarjon Totaj, bashkëshorti i ish-ministres dhe ish kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, është vënë nën hetim për dyshime lidhur me veprën penale të kanosjes.
Sipas burimeve të InfoNews.al, hetimi ka nisur pas një kallëzimi të depozituar nga një drejtoreshë e Tatimeve në Tiranë, e cila ka pretenduar se është kanosur nga Totaj.
Në kuadër të procedurës hetimore, Totaj është thirrur dhe është marrë në pyetje nga strukturat përgjegjëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa veprimet procedurale po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë.
Burimet bëjnë me dije se organi i akuzës po administron prova dhe dëshmi për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka një reagim publik nga Salarjon Totaj apo Elisa Spiropali lidhur me çështjen.
InfoNews.al do të ndjekë zhvillimet e këtij hetimi dhe do të publikojë çdo informacion zyrtar që do të bëhet i disponueshëm.
