FORMULA 1/ Ferrari, vetëm një mënyrë për të mposhtur Mercedesin
Në Maranelo kanë rënë të gjitha kambanat e alarmit, por këtë herë për një arsye që mbush kampin italian me optimizëm.foPas Çmimit të Madh të Belgjikës, Ferrari e ka vendosur përfundimisht Kampionatin Botëror të Konstruktorëve në qendër të objektivave të tij. Skuderia italiane beson se ka identifikuar pikën e dobët të rivalëve dhe është e bindur se mundësia për t’u rikthyer në fron si skuadra më e mirë në Formula 1 është më reale se kurrë. Me një njëvendëshe që ka dëshmuar performancë të lartë dhe besueshmëri të jashtëzakonshme, Ferrari nuk ka ndërmend ta humbasë këtë mundësi në gjysmën e dytë të sezonit.
SF-26, SIMBOL I BESUESHMËRISË
Arma më e fortë e skuadrës së drejtuar nga Frederik Vasër nuk është vetëm shpejtësia, por edhe qëndrueshmëria mekanike. Ndërsa te Mercedesi performanca mund të jetë mbresëlënëse, por jo gjithmonë e qëndrueshme, SF-26 është shndërruar në një makinë jashtëzakonisht të besueshme, që rrallëherë sjell surpriza të pakëndshme në ditën e garës. Çmimi i Madh i Belgjikës ishte pasqyra më e mirë e kësaj diference. Problemet teknike, penalizimet dhe incidentet që penalizuan Mercedesin u vunë përballë një Ferrari që ruajti ritmin dhe performoi në nivel të lartë, pavarësisht karakteristikave të pistës apo kushteve atmosferike.
LËKLERK DHE HAMILTON, GARANCI
Përtej cilësive të makinës, një tjetër armë e fortë e Ferrarit është dyshja e pilotëve. Sharl Lëkklerk dhe Luis Hamilton janë kthyer në garancinë më të madhe për ekipin e Maranelos, duke siguruar vazhdimisht një numër të konsiderueshëm pikësh në çdo garë. Ndërsa skuadra të tjera varen nga paraqitjet individuale ose vuajnë mungesën e rendimentit nga njëri prej pilotëve, Ferrari po përfiton maksimalisht nga potenciali i të dyve. Edhe në fundjava të vështira, aftësia e Lëklerkut për të siguruar podiume dhe eksperienca e Hamilton për të fituar pozicione të vlefshme garantojnë një rrjedhë të pandërprerë pikësh në renditjen e konstruktorëve.
RËNIA E RASËLLIT HAP RRUGËN
Një tjetër faktor që ka shtuar besimin në Maranelo është forma në rënie e Xhorxh Rasëllit. Piloti britanik ka kaluar disa gara të vështira, të shoqëruara me penalizime, tërheqje dhe vendime strategjike pa fat, duke ekspozuar dobësitë e Mercedesit. Ferrari ka ditur të përfitojë nga çdo gabim i rivalëve, sidomos pas garës pa pikë të Rasëll, duke e ngushtuar ndjeshëm diferencën në renditjen e konstruktorëve. Me Red Bull që nuk dominon më si në sezonet e kaluara dhe Mercedes që po shfaq luhatje në momentet vendimtare, te Ferrari janë të bindur se këtë sezon titulli botëror i konstruktorëve nuk është më thjesht një ëndërr, por një objektiv plotësisht i arritshëm.20
