Wed, Jul 22, 2026

E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Pasatin

E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Pasatin
  • PublishedJuly 22, 2026

E plotë/ Pompa e betonit ra nga lartësia, dy egjiptianët humbin jetën! U përplasën edhe me Audin

22 korrik 2026- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” dhe për pasojë ka rënë nga mbikalimi në zonën e rrethrrotullimit të TEG-ut, duke shkaktuar dy viktima dhe një person të lënduar.

Të dy personat që humbën jetën ndodheshin në kamion. Ata janë nga Egjipti, por identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në pamje shihen qartë pasojat e përplasjes së fortë, e cila la pas një viktimë dhe dy të lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Nga aksidenti u krijua dhe një trafik i rënduar pranë zonës së TEG-ut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.