Fri, Jul 24, 2026

Yll Limani nderohet me mirënjohje nga Përparim Rama për kontributin në promovimin e muzikës shqiptare [video]

Yll Limani nderohet me mirënjohje nga Përparim Rama për kontributin në promovimin e muzikës shqiptare [video]
  • PublishedJuly 24, 2026





Yll Limani nderohet me mirënjohje nga Përparim Rama për kontributin në promovimin e muzikës shqiptare [video]





Këngëtari i njohur Yll Limani është nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare dhe frymëzimin e brezave të rinj përmes artit.


Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes, Rama vlerësoi punën dhe sukseset e artistit, duke theksuar se ai përfaqëson me dinjitet Prishtinën në çdo koncert dhe aktivitet artistik.


“Dua ta dhuroj këtë mirënjohje sepse e meriton. Je i mrekullueshëm, je shembull për gjeneratat e reja dhe e prezanton Prishtinën kudo që mban koncerte”, tha Rama. /Zëri