Fri, Jul 24, 2026

Yll Limani para koncertit: Moti i sotëm i shkon për shtat muzikës sime

Yll Limani para koncertit: Moti i sotëm i shkon për shtat muzikës sime
  • PublishedJuly 24, 2026





Yll Limani para koncertit: Moti i sotëm i shkon për shtat muzikës sime





Këngëtari Yll Limani ka thënë se kushtet atmosferike të ditës së sotme përputhen me atmosferën që përcjell muzika e tij, ndërsa menaxheri Bonart Ajvazi ka bërë të ditur se organizatorët janë të përgatitur për koncertin, pavarësisht motit.


“Jemi super gati dhe, sa i përket shiut, kemi marrë raporte se deri në orën 15:00 do tw ndalen tw reshurat…”, tha menaxheri i tij Bonart, duke lënë të kuptohet se janë ndjekur nga afër parashikimet e motit, raporton Zeri.info.


Nga ana tjetër, Yll Limani tha se moti i vranët i përshtatet më së shumti repertorit të tij.


“Është kohë perfekte për muzikën time. Kur thua Yll Limani nuk të bie në mend as palma, as plazh, as deti, por zakonisht është njëfarë pranvere, vjeshte apo një dimri me acar, si kushtet atmosferike që janë sot”, u shpreh ai në konferencën për media./Zëri